Sqarime për të filluar punën me programin.


Mirë se erdhët në programin e menaxhimit të shitblerjeve!

Pas instalimit të programit, normalisht puna fillon tek moduli i shitjeve, prandaj ky moduli është vendosur në krye të faqes kryesore të programit. Por për të nisur përdorimin e programit të dhënat bazë duhen plotësuar fillimisht si më poshtë:

Fillimi

Moduli i artikujve dhe i magazinave:

  • Regjistrimi i njësive.
  • Regjistrimi i artikujve ose disa prej tyre.
  • Regjistrimi i një magazine.
Artikujt

Moduli i furnizimeve:

  • Regjistrimi i furnitorëve ose disa prej tyre.
  • Regjistrimi i faturave të vjetra kështu që programi të llogarisë gjendjet në mënyrë të saktë.
Furnizimet

Moduli i shitjeve:

  • Regjistrimi i klientëve ose disa prej tyre. Programi mund të gjenerojë fatura edhe pa klient. Gjithashtu mund të regjistroni klientin edhe duke formuar faturën.
  • Fatura duhet çelur fillimisht dhe pas regjistrimit të të dhënave bazë ju mund të futni artikujt në faturë.
  • Artikjt futen në faturë manualisht ose me skaner barkodi.
  • Fatura printohet në fletë A4 ose si kupon në printer termik.
  • Gjatë gjenerimit të faturës, arkëtimi mund të bëhet nga fatura, pra pa vajtur te moduli i arkëtimeve.
Shitjet